Lajme

Shtetasi i Shqipërisë tenton të hyjë në Kosovë me marihuanë, kapet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 23 August 2022

Policia e Kosovës të hënën pas mesnatës, ka arrestuar në kufirin në Vërmicë, një shtetas të Shqipërisë i cili po mundohej të kalonte kufirin në mënyrë te paligjshme.

Policia pas kontrollit të veturës i ka gjetur edhe 3.6 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura, gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera