Shtëpia e Bardhë thotë se Irani vazhdon bisedimet me ShBA-në
Autori: Gazeta inFokus
21:42 | 16 July 2026
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po zhvillon një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
E pyetur për luftën me Iranin, Leavitt tha se Teherani vazhdon të komunikojë me Shtetet e Bashkuara dhe se dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Kam folur me presidentin për këtë çështje edhe para rreth një ore. Irani vazhdon shumë të flasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shprehë se dëshiron të bëjë një marrëveshje me ne, sepse po pëson goditje shkatërruese”, tha ajo.
Ajo shtoi se sulmet e fundit amerikane gjatë ditëve të fundit u shkaktuan nga shkeljet që Irani bëri ndaj marrëveshjes së përkohshme të arritur mes Teheranit dhe Uashingtonit në muajin qershor, shkruan Reuters.
“Veçanërisht, në memorandumin e mirëkuptimit që ata nënshkruan, ishte përcaktuar se nuk do të qëllonin ndaj anijeve tregtare që lëvizin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Fatkeqësisht, ata kanë marrë vendimin tragjik për ta bërë këtë. Presidenti Trump nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që këto akte terrorizmi të ndodhin në ngushticë pa u siguruar që Irani të përballet me pasojat”, u shpreh Leavitt.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...

































