Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
22:41 | 08 June 2023
Shtëpia e Bardhë ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim.
Në kuandër të këtij raporti, SHBA ka publikuar një pjesë edhe për Republikën e Kosovës.
Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, përafërsisht 591 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 3,800 pjestarëve të KFOR-it në Kosovë.
Trupat e KFOR-it, që janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës.
Kjo marrëveshje parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.
Ajo u nënshkrua midis KFOR-it dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë, duke i dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, pas përmirësimit të situatës në veri.
Por, pas rritjes në veri të Kosovës në fund të majit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për rritjen e numrit të trupave, duke shtuar se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë, për të qetësuar dhunën në veri./Telegrafi

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...