Lajme

Atmosfera e zjarr*të nga zemra e Tiranës – Tifozët brohorasin me zë të lartë “Shqipëri Etnike! UÇK! dhe Adem Jashari!”

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 07 June 2025

Një atmosferë e zjarrtë dhe emocionuese është duke u ndjerë nw Tiranë, ku një grup i madh tifozësh shqiptarë janë mbledhur për të shprehur emocionet dhe përkrahjen e tyre me brohoritje të fuqishme dhe simbolike.

Me flamuj kombëtar në duar dhe këngë patriotike që jehonin në rrugët e Tiranës, tifozët kanë brohoritur me zë të lartë thirrje si: “Shqipëri Etnike!”, “UÇK!” dhe “Adem Jashari!”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, por edhe të mbushur me ndjenja të forta kombëtare.

Ky tubim i tifozëve nuk është thjesht një shfaqje entuziazmi sportiv, por një reflektim i krenarisë kombëtare dhe nderimit për figura historike si komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Nderkaq kjo përballje ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet mes dy kombëtareve.

Megjithatë, në fokus është sporti dhe dëshira për të shkruar historinë me një fitore të madhe për kuqezinjtë.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy