Lajme

Presidentja e Kosovës emëron një këshilltar ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 31 October 2026

Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.”

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy