AUV ndalon përdorimin dhe tregtimin e mbi 5 tonëve misër me origjinë nga Serbia, shkak aflatoksina
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 31 October 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se përmbajtja e aflatoksinës B1 ishte mbi kufijtë maksimalë të lejuar.
Sipas njoftimit të AUV-së, masat janë ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike, në të cilat më 29 tetor 2026 është realizuar asgjësimi i misrit nën mbikëqyrjen e inspektorëve të këtij institucioni.
Sasitë e asgjësuara janë:
Agro Com Sh.P.K. në Fushë Kosovë – 3,270 kilogramë;
Thermo-1 Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës – 1,040 kilogramë;
NTP “Te Hysi” në Shtime – 1,250 kilogramë.
Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.
AUV paralajmëron se, përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, kjo toksinë mund të shndërrohet në aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.
Agjencia u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ushqimit për kafshë që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër në të cilin është konstatuar tejkalim i kufijve të lejuar të aflatoksinës B1.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet zyrtare, analizat laboratorike dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e qarkullimit të produkteve që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në njoftim.
AUV thekson se siguria e ushqimit për kafshë është pjesë thelbësore e mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe e sigurisë së gjithë zinxhirit ushqimor.

T� tjera
-
Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen...
-
Oda Amerikane: Investimet në sektorin minerar kërkojnë institucione funksionale
Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm ...
-
Presidentja e Kosovës emëron një këshilltar ushtarak
Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes ...
-
Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vra*sjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organ...
-
Tetë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve, gratë viktima
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në raportin e ...
-
Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?
Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të p...
-
Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut
Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se ka...
-
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 ar*më zjarri nga një depo
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona, duke th...
-
“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë
Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtë...
-
Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
Kryeministri Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për protestues...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...


































