Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 07 June 2025
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokuroria. Këto janë disa nga akuzat që po u bëhen Dhomave të Specializuara në Hagë, nga avokatët dhe shoqëria civile. Avokati Ardian Bajraktari dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, shprehin shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet ky proces, me theks të veçantë për pranimin e provave të reja nga Prokuroria e Speciales.
Në kohën kur pritej që mbrojtja e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara në Hagë të dorëzonte mocion për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, me arsyetimin se janë të pabazuara dhe janë ngritur mbi një hetim të dobët e të zvarritur, procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, po përballet me një tjetër vonesë. Kjo pas pranimit të disa provave të reja nga ana e Prokurorisë së Specializuar, të cilat janë dorëzuar në fazën e fundit të çështjes.
Kërkesa e avokatit të viktimave, sipas rregullit 153, ka për qëllim pranimin e provave të gjashtë viktimave pjesëmarrëse të procesit: Viktima 07-06 (?V007?), V003/Ë02016, V033/Ë04712, V034/Ë04390, V039/Ë04674 dhe V064/Ë04814?, thuhet në parashtrimin e publikuar në uebfaqen e Gjykatës Speciale.
Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar ashpër veprimet e fundit të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, në këtë proces. Sipas tij, zvarritja dhe vonesat janë bërë pjesë përbërëse e një procesi që siç thotë ai, po shoqërohet me shkelje të shumta.
“Prandaj, vlerësoj që një qasje e tillë e Prokurorisë natyrisht që është e papranueshme, është për keqardhje për faktin që u tha se ka disa raporte dhe çështje të tjera të cilat besoj që kanë mundur të dërgohen edhe më herët pra varësisht vlerës dhe rëndësisë që kanë ato në procedurë. Por është një tentativë e qartë e zvarritjes së këtij procesi jashtëzakonisht me shkelje të shumta që është shoqëruar deri më tani”, tha Bajraktari.
Kritika të ngjashme ka edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai thotë se Prokuroria ka dështuar të veprojë me efikasitet dhe profesionalizëm.
“Në aspektin juridik nëse provat janë dorëzuar brenda afateve ligjore dhe në pajtim me rregulloren e punës në ëktë rast të Dhomave të Specializuara mund të themi që është brenda ligjit. Por që në aspektin praktik, në aspektin e saj çka kemi pasur pritje legjitime se kjo prokurori do të jetë profesionale, do ta kryjë punën me efikasitet, do ta bëjë në bazë të një plani, na del që fatkeqësisht që kjo prokurori ka prodhuar një lloj kaosi ku në momentet e fundit ase në çastet e fundit e kanë vlerësuar se cilat prova ose cilat dëshmi duhet të shtohen”, tha Miftaraj.
Ai tha se dy problemet kryesore të procesit në Hagë kanë qenë mungesa e transparencës dhe vonesat e vazhdueshme, që në shumë raste janë toleruar nga vetë trupi gjykues. Ndërkaq sipas Bajraktarit, edhe pse rregullorja e lejon paraqitjen e provave të reja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, ato duhet të jenë të karakterit të ri ose të pamundura për t’u siguruar më herët, çka sipas tij, nuk është rasti këtu./RTK/

Të tjera
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale...