Shqipëria zgjat gjendjen e emergjencës energjetike
Autori: Gazeta inFokus
23:23 | 10 October 2022
Këshilli i Ministrave në Shqipëri vendosi sot zgjatjen e gjendjes së emergjencës energjetike deri më 30 qershor 2023.
Qeveria mori sot vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar.
Këshilli i Ministrave vendosi që në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.”.
Në pikën 5, fjalët “… 31 dhjetor 2022.” zëvendësohen me “… 30 qershor 2023.”.
Në pikën 6, pas fjalëve “… “OSHEE Group”, sh.a., …” shtohen “… FTL, sh.a., dhe ERE …”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të tjera
-
Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shte...
-
Musliu: Albulena Haxhiu është bërë masha e Albin Kurtit, po lejon të përdoret si armë politike
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sh...
-
Rrah* ja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “lu*ftë”, kemi qenë të rrezikuar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në ...
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...