Lajme

Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 05 August 2026

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Valon Belës dhe Bekir Halimit, është marrë më 17 korrik, në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar.

Në një intervistë për emisionin “Tirana Live” në ABC News, Lamallari tha se Shqipëria nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune që cenon sigurinë e vendit, duke shtuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Vendimi, sipas tij, është marrë pas informacioneve të siguruara dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.

-Advertisement-

“Sa më shumë i afrohemi familjes europiane ne duhet të sillemi si vend anëtar duke marrë çdo masë të nevojshme jo vetëm për të garantuar sigurinë kombëtare por edhe për të mos lejuar asnjë lloj interefence të axhendave të cilat janë të dëmshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin dhe më gjërë”, theksoi Besfort Lamallari, ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy