Lajme

Shqipëria merr këtë vendim lehtësues për ukrainasit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 18 March 2022

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim për të lehtësuar hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, ukrainasit kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Shqipëri për një afat deri në 1 vit.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

-Advertisement-

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ka thënë qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera