Lajme

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 16 February 2023

Shqipëria ka dhuruar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Kryeministri Edi Rama telefonoi live gjatë fushatës “Turqia një zemër” që u transmetua njëherësh në disa kanale televizive të Turqisë, dhe shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik i pak ditëve më parë.

Teksa bëri me dije shifrën e dhuruar, kryeministri theksoi se nuk ka harruar se çfarë bëri Turqia dhe Erdogan për tërmetin e 2019-ës.

-Advertisement-

“Ne dërguam ekipet tona të ndihmës për të ndihmuar sa të mundëm. Ne e dimë se jemi një vend i vogël. Nuk kemi harruar atë që Turqia dhe Erdogan bëri për ne në tërmetin e 2019”.

“Ne bëmë maksimumin për të mbështetur popullin turk. Falë përpjekjeve fantastike të Turqisë, jam i sigurt se gjithçka do të jetë e suksesshme. Po dhurojmë 1 milion euro në emër të popullit shqiptar. E di që nuk është shumë, duhet shumë më tepër. Kjo është gjithçka që mund të bëjmë tani”.

“E rëndësishme është që zemrat tona të jenë një dhe të bëjmë më të mirën”, tha Rama. /abcnews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera