Shqipëri: Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur, një rrugë e bllokuar nga orteqet
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 22 January 2023
Në Shqipëri është rritur numri i sipërfaqes së tokës të përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq. Rreth 1.750 hektarë tokë janë në ujë, nga të cilat 1.220 hektarë në qarkun e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër në qarkun e Lezhës.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se si pasojë e prurjeve të shumta, vazhdon shkarkimi i kontrolluar në kaskadën e Drinit me 300 metër kub për sekondë.
Sipas autoriteteve, lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk përbëjnë rrezik për përmbytje në zona të tjera.
Në veri të Shqipërisë, reshjet e borës kanë shkaktuar disa probleme. Rruga Bogë-Theth është e bllokuar si pasojë e orteqeve dhe ndërhyrja është e pamundur. Ndërsa Rruga e Arbrit – e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut – që u bllokua ditën e djeshme për shkak të borës, sot është e kalueshme.
Emergjencat Civile njoftuan se të shtunën, më 21 janar, u bllokuan në malin e Tomorrit (në qarkun e Beratit) pesë makina me turistë vendas, ndaj ky institucion bëri apel që të shmangen destinacionet ku ka prezencë bore dhe akulli në rrugë.
Reshjet kanë dëmtuar katër ura në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë pritet që sot dhe nesër të ketë reshje shiu, çka mund të përkeqësojë situatën.
Përveç Shqipërisë, dëme nga vërshimet janë shkaktuar edhe në disa komuna të Kosovës./REL
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...