Lajme

Shqipëri: Edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me autizëm

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 15 November 2023

Një rast dhune raportohet të ketë ndodhur në një kopsht publik, në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik, raporton Topchannel.

Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë, ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në verifikimin e plotë të rastit.

-Advertisement-

Një grup prej 6 ekspertësh, përfshirë psikologë, po punon për zbardhjen e rrethanave.

Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera