Shqipëri: Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga moshat e reja
Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 30 June 2026
Në gjithë Shqipëri u regjistruan 133 aksidente rrugore gjatë muajit maj, ku 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT.
Në periudhën janar-maj 2026, numri i aksidenteve arriti në 547, nga 529 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 3.4%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë.
Pas një periudhe kur vendi po regjistronte rënie të numrit të aksidenteve duket se tashmë ato janë kthyer në rritje diçka që ndodh tipikisht edhe me rritjen e fluksit të mjeteve dhe qarkullimit në vend si efekt i turizmit dhe aktivitetit ekonomik.
Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara në maj ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Grupmosha 25–34 vjeç përbënte pjesën më të madhe të aksidenteve, me 30.8% të totalit. E diela ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të rasteve, ndërsa intervali kohor 08:00–12:00 regjistroi përqendrimin më të madh të tyre, me 27.1% të totalit.
Sipas qarqeve, Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në maj, me 53 raste, nga 30 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë pesëmujorit, në qarkun e Tiranës u regjistruan 235 aksidente dhe 290 persona të vrarë ose të plagosur. INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe mbeten subjekt përditësimi./Monitor.al

T� tjera
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...
-
FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit gjatë stërvitjes: Gjendja e tij është stabile
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pje...
-
Nënë e bijë përfundojnë në polici pas një konflikti në Prishtinë
Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas ...
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...
-
Tragjedi në Ferizaj, vdes një fëmijë dyvjeçar pasi dërgohet në Emergjencë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndë...
-
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-sëShare Button Gaze...
-
Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës
Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës.Sipas nj...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Tetë komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje, në rend dite edhe buxheti 2027
Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje,...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Tenderi 19 milionësh për Stadiumin e Pejës: Projekti u riplanifikua për 6.5 milionë euro më pak në 2026, në projektbuxhetin 2027 nuk figuron fare – OSHP-ja anuloi vendimin e Ministrisë
Ndryshime milionëshe në planifikimet buxhetore, tenderë të përsëritur, anulim...

































