Lajme

Shqipe Pantina: Nuk besoj në shitblerjen e votës për shkarkimin e Abdixhikut

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 29 July 2026

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se lobimi dhe diskutimet brenda një partie janë pjesë normale e proceseve demokratike, duke mohuar se beson në pretendimet për shitblerje votash lidhur me nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Pantina tha se ajo personalisht nuk është kontaktuar nga askush për t’i ofruar apo kërkuar votën në këmbim të përfitimeve.

“Është një proces. Lobimi dhe diskutimet janë normale. Nuk besoj në shitblerjen e votës. Mua nuk më ka kontaktuar askush për ta blerë votën. Nëse ka raste të tilla, ato duhet të denoncohen”, deklaroi Pantina./RTV21

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy