Sport

“Shpresoj që Messi të fitojë Topin e Artë”/ E çuditshme të dëgjohet nga Sergio Ramos

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 29 November 2021

Jemi vetëm pak orë larg njohjes me fituesin e ri të Topit të Artë. 4 lojtarë luftojnë sonte në Paris për trofeun më të madh individual, Lionel Messi, Rober Lewandowski, Karim Benzema dhe Jorghino.

Duket se armiqësitë në Spanjë teksa luanin “El Clasico” janë lënë mënjanë, dhe tashmë janë shokë skuadre te PSG.

Ramos është shprehur i lumtur për debutimin e tij dhe se shpreson të lërë gjurmë te PSG me paraqitjet e tij, ndërsa është pyetur edhe se kush mendon se do ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

-Advertisement-

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, mbështet shokun e skuadrës Messin në garën për çmimin individual.

“Po, sigurisht shpresoj që ai të fitojë”, tha Ramos për ‘ESPN’ përpara ceremonisë së kësaj jave. “Unë do të mbroj djemtë e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip”, është shprehur Ramos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera