Lajme

Shpëṛthimi në Ibër Lepenc, KEK: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët relevantë

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 29 November 2024

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë Iber Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

“KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit”.

“Për çdo zhvillim të ri,  të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, tha KEK-u në këtë njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera