Shpërthimi në Ibër – Lepenc, BE dhe EULEX dënojnë rastin: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 29 November 2024
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe shefi i EULEX-it kanë dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër – Lepencit në Zubin Potok.
Orav dhe Barbano përmes postimeve në platformën “X”, kanë thënë se ngjarja duhet të hetohet dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.
“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav.
Edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, tha se pajtohet plotësisht me ambasadorin e BE-së.
“Dënojmë fuqishëm incidentin e rëndë të mbrëmjes së sotme dhe pasojave të tij të mundshme. Pres hetime të shpejta: autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Barbano.
Të tjera
-
Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe po...
-
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon pas pushimit dimëror, nga 13 janar
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se rasti i gjykimit të Tha...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Ranilluk
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me...
-
Qeveria përzgjedh listën e ngushtë të kandidatëve për Bordin e KEK-ut, në mesin e tyre “nipi i famshëm” i Besnik Bislimit
Nipi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Gëzim Tosun...
-
Deputetja Krasniqi reagon ashpër për punësimet familjare të Vetëvendosjes
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar në rrjetin social Faceboook...
-
Maqedonci i takon studentët kosovarë në akademinë ushtarake të FASh-it
Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nur...
-
KFOR-i rrit masat e sigurisë pas sulmit në “Ibër-Lepenc” për mbrojtjen e infrastrukturës kritike -pamje nga Veriu
Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanali...
-
Pas Aleppos rebelët në Siri marrin një tjetër qytet të rëndësishëm, ushtria e Assad: Kemi pësuar shumë humbje, po tërhiqemi
Ushtria e Sirisë tha se po tërhiqet nga qyteti qendror Hama, duke shënuar një...
-
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore
Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe ...
-
Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në sean...
-
Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BeH, megjithatë Kurti do të bëjë disa takime në Sarajevë
Është anuluar Samitin i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropi...
-
Qeriqi viziton Komandën e Mbrojtjes Territoriale të Gjermanisë, pritet rritja e bashkëpunimit
Gjeneral brigade Ilir Qeriqi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka vizituar Koman...