Fokus

Pamje ekskluzive: Vendosen gypa tek vendi ku ndodhi shpërthimi në mënyrë që të rikthehet furnizimi me ujë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 01:46 | 30 November 2024

Ka më shumë se dy orë që ka filluar sanimi i dëmve në Iber Lepenc ku pati një shpërthim masiv.

Në pamjet ekskluzive që ka realizuar Infokusi shihet se në pjesën e dëmtuar janë duke u vendosur disa gypa, në mënyrë që sa më shpejt të kthehet furnizimi me ujë për qytetarët.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ky shpërthim u konsiderua akt terrorist nga krerët e shtetit.

Ndërsa përmes një njoftimi zyrtar, PK-ja thotë se njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar.

“Policia e Kosovës, ka rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive dhe do të vazhdojë të punojë intensivisht drejt zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera