Lajme

Shpëṛthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 29 November 2024

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lidhur me këtë ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.

Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’,

-Advertisement-

“Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.

Theksojmë se edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, si pasojë e dëmtimit të një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera