Lajme

Shkon në mbi 35 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 13 February 2023

Më shumë se 35 mijë njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar.

Përafërsisht dymijë vdekje të tjera janë raportuar nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë që nga ora 6 e mëngjesit, që do të thotë se 31 mijë e 643 njerëz kanë humbur jetën në vend.

Në Siri, 3 mijë e 553 njerëz janë raportuar të vdekur: 2 mijë e 166 në rajonet e kontrolluara nga rebelët dhe 1 mijë e 387 në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore, shkruan Sky News.

-Advertisement-

Në total, 35 mijë e 196 njerëz kanë vdekur, shifër kjo shumë më e lartë se vlerësimi fillestar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 20 mijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera