Sport

Shkodran Mustafi: Fatkeqësisht, nesër nuk do të mund të luajë

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 13 October 2017

Arsenal nesër do të zhvillojë ndeshjen e tetë në kuadër të sezonit të ri të Ligës Premier.

Gunnersat do të jenë mysafirë të skuadrës së Watfordit, e cila zë pozitën e tetë në ligën elitare angleze.

-Advertisement-

Momenti i lëndimit të Mustafit

Por, londinezët nuk do ta kenë në dispozicion qendër mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Ky i fundit ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim dhe se nuk do të mund të jetë nesër në fushën e blertë.

“Gunners, për fat të keq jam i detyruar të marrë një pushim për shkak të një lëndimi të kofshës. Unë tashmë po shikoj përpara dhe do të jap më të mirën që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se është lënduar gjatë kohës me kombëtaren gjermane dhe pritet të mungojë deri në gjashtë javë.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 ndeshje për Arsenali, ku ka realizuar dy gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera