Lajme

SHKK nënshkruan kontratat me 50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 24 June 2022

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot kanë nënshkruar kontratat 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të SHKK-së, ata do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga e hëna.

Kurse pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

-Advertisement-

“Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera