Sport

Shkëndija kërkon suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 24 July 2018

Kuqezinjtë sot para vetes kanë sfidën e radhës në Champions League kur përballë kampionëve të Moldavisë kërkojnë sukses të ri ndërkombëtar, shkruan GazetaFokus.

Pasi javën e shkuar për herë të parë në historinë e klubit u kalua pengesa e parë (Shkëndija eliminoi në xhiron e parë The New Saints) kuqezinjtë do të luajnë përballjen e pestë në 27-të europiane dhe të pestën në Champions League.

Shkëndija që numëron 10-të triumfe europiane tani kërkon suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare përballë një rivali cilësorë. Sheriff Tiraspol ka vite që dominon futbollin në Moldavi ku në 21 vite egzistencë numërojnë 16-të tituj kampion, 9-të Kupa dhe 7-të Super Kupa.

-Advertisement-

Paraqitjet e vazhdueshme në kupat e europës kanë bërë që moldavët të krijojnë përvojën e duhur, duke arritur në katër raste të jenë pjesë e fazës së grupeve të UEFA Europa League.

Ekipi gjithë javën ka punuar për të ngritur vetëbesimin në nivelin e dëshiruar dhe futbollistët duken të etshëm për tjetër paraqitje pozitive. Jashta kombinimit janë të lënduarit Marjan Radeski e Besmir Bojku, ndërsa të drejtë loje nuk kanë përforcimet e fundit Gledi Mici dhe Valmir Nafiu.

Takimi Shkëndija-Sheriff Tiraspol, zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:15./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera