Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, çështja mbërrin në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
18:37 | 08 August 2018
Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull “Badische Zeitung” i kushton në numrin e së mërkurës një artikull heqjes se kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë.
E përditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung“ boton artikullin: “Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë”.
“Mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen edhe tarifat roaming të telefonisë e madje po mendohet edhe për një union doganor. Në Serbi heqja e kontrolleve kufitare interpretohet si një përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së madhe”. Faktikisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para disa muajsh deklaroi, se do ta lehtësojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë me gazetën vjeneze “Standard” në vjeshtë 2017 ai tha, se në të ardhmen kontrollet kufitare duhet të jenë ai ato mes Austrisë dhe Gjermanisë. …Sikurse ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, nuk bëhet fjalë vetëm për qarkullimin e lirë të personave, por edhe të mallrave dhe e gjitha kjo është pjesë e plan-aksionit të hartuar me komisarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por shqetësimi për menaxhimin e kufijve nuk vjen rastësisht. Një marrëveshje e planifikuar mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kompletohet vitin e ardhshëm. Kjo do të çojë në një lloj njohjeje indirekte e Kosovës nga Serbia. Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës në veriun e banuar kryesisht nga serbë, mund të konceptohet analog me kufirin mes jugut të Kosovës dhe Shqipërisë duke qenë lehtësisht i kalueshëm. Ajo që duket si zgjidhje pragmatike, thekson në fakt përktësinë etnike por në asnjë mënyrë integritetin territorial. …Këto ndryshime dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, që më parë është shprehur madje edhe për një „president të përbashkët” zgjojnë në Serbi frikërat nga „Shqiëpria e madhe”. …Së fundi edhe presidenti i Kosovës Thaçi flet për „korrekturë të kufijve” duke deklaruar, se në dialogun me Serbinë do të bëhet fjalë edhe për bashkimin me Luginën e Preshevës. …Kjo u interpretua si ndarje e Kosovës, apo shkëmbim territoresh. Ideja e ndarjes mbështetet kryesisht nga ministri i Jashtëm serb pro-rus Ivica Daçiq. Megjithatë ai më së shumti do që veriu i banuar me shumcië serbe t’i takojë Serbisë, por kurrësesi ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Preshevës. ..Një ndarje e Kosovës nuk është realiste. Ndër diplomatët e BE-së, që e njohin rajonin, prej muajsh ndiqet me shqetësim fakti, që e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federicca Mogherini nuk ka vendosur „vija të kuqe” për dialogun. Kjo hap spekulime dhe është e rrezikshme për integritetin shtetëror të Bosnje-Hercegovinës. …Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE-së – si dhe shtete të tjera të BE-së – janë kategorikisht kundër një ndarjeje të Kosovës. Kjo është e pamundur në aspektin e realpolitikës. Po ashtu një gjë e tillë është në kontradiktë edhe me kushtetutën e Kosovës dhe me përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos i organizuar shtetet e Ballkanit sipas kritereve etnike”, shkruan gazeta “Badische Zeitung.”
“Neue Zürcher Zeitung”: Kur politikanët në Ballkan flasin për ndryshim kufijsh, kjo e ndez menjëherë atmosferën,aq më tepër kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, shkruan autori. …Thyerja e tabusë prej Thaçit – është ky i pari politikan i nivelit të lartë, i cili që pas pavarësisë më 2008 flet për ndryshim kufijsh – e kjo vjen në një fazë të tensionuar mes Kosovës e Serbisë. Të dy vendet e armiqësuara duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse duan të hyjnë në BE. Për këtë ato kanë nënshkruar para pesë vjetësh Marrëveshjen e Normalizimit, që i garanton të drejta autonomie minoritetit serb në Kosovën e veriut. Megjithatë bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar për përcaktimin dhe zbatimin e saktë të saj kanë mbetur në vend numëro. …Deri në fundjavën e kaluar negociatorët nga të dyja palët u desh të paraqesin propozimet e tyre, gjë që edhe e bënë në minutën e fundit. Por mbi përmbajtjen e tyre nuk dihet asgjë praktikisht; propozimet u dërguan me diskrskrecion të madh në Bruksel. Kjo i ushqen edhe më shumë spekulimet, kështu mediet dhe vëzhguesit prej javësh spekulojnë nëse Thaçi dhe burri i fuqishëm i Serbisë Vuçiq negociojnë mes tyre për shkëmbim territoresh, për ta zgjidhur kësisoj nyjen gordiane mbi statusin e serbëve në veriun e Kosovës me shumicë serbe përreth Mitrovicës, e si rrjedhojë në këmbim Kosovës t’i bashkohen pjesë nga jugu i Serbisë me shumicë shqiptare përreth Preshevës. …
Por është mjaft e diskutueshme nëse një Pazar i tillë politik ka bazë – pikërisht në klimën e polarizuar në Kosovë. Deklarimet e Thaçit kanë shkaktuar reagime të fuqishme, tek të gjitha partitë duke përfshirë edhe partinë e tij, që përjashtojnë çdo konçesion territorial. … Edhe në Serbi shkëmbimi i territoreve mund të jetë mjaft kontravers dhe madje mund të bëhet i rrezikshëm për presidentin popullor, e të padiskutueshëm politikisht Vuçiq. … Europianët dhe amerikanët deri tani refuzojnë kategorikisht ndryshimet e kufijve. Ato nuk duan që në Ballkanin e përzier etnikisht pas Kosovës të krijojnë një rast tjetër precedent dhe druajnë, se shkëmbimet e territoreve mund të hapin kutinë e Pandorës. Megjithatë po shtohen zërat, që janë të hapur ndaj të tilla mendimeve. Disa ekspertë argumentojnë, se një ujdi bilaterale e mbështetur në nivel komunash mbi përkatësinë mundet të kontribuojë madje në konsolidimin e shtetit. Ish-i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën.
Wolfgang Petritsch, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin, për aq kohë sa kjo mbetet e kufizuar. Synohet të çohet përpara procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan – pikërisht në sfondin e sfidave gjeopolitike nga Rusia dhe Kina në këtë rajon. Por sidoqoftë kjo nuk e zgjidh dilemën, që bisedimet nuk janë sa duhet transparente dhe zhvillohen larg syve të opinionit duke nxitur kështu mosbesimin tek popullsia”, shkruan gazeta „Neue Zürcher Zeitung”.

T� tjera
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...



































