Lajme

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Zvicër, 27 të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 29 August 2022

Një grup shqiptar që vepronte në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021 është shkatërruar në Zvicër.

Nga aksioni janë vendosur në pranga 27 persona të këtij grupi kriminal. Ata vepronin kryesisht në kantonin e Luzernës.

Sipas prokurorisë zvicerane shqiptarët kanë trafikuar sasi të mëdha droge në këtë vend.

-Advertisement-

Gjithashtu janë sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, 8 kilogram heroinë, 3 kilogram marijuanë dhe 30 kilogramë produkte prerëse. Sipas autoriteteve zvicerane, droga shitej dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera