Lajme

Shiu krijon “liqe” në magjistralen Podujevë-Prishtinë, rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 11 March 2023

Një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, jo më larg se një kilometër në dalje të Podujevës, shndërrohet në “liqe” sa herë bie shi.

Pjesa e rrugës magjistrale Podujevë – Prishtinë, afër pikës së karburanteve “HIB Petrol”, uji i grumbulluar nga reshjet e shiut rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Telegrafi, n këtë pjesë të rrugës, e cila bën pjesë në segmentin e zgjeruar të kësaj magjistraleje, në të cilën përveç që nuk janë kryer punët si duhet, nuk funksionon as kanalizimi atmosferik.

-Advertisement-

Prandaj sa herë bie shi, përveç që rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion nga uji i grumbulluar, jo rrallë aty ngelin automjetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera