Lajme

Shitja e biletave, IPKO rrezikon tifozët e Kosovës (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 08 October 2018

Numri i vogël i pikave të shitjes së biletave, të ndeshjes Kosovë – Maltë, ka bërë që të këtë telashe mes qytetareve në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Madje në këto pika të shitjes është detyruar të ndërhyjë edhe policia.

Në pikën e IPKO-s në lagjen Dardania në Prishtinë, shihet përveç policisë edhe ndihma e shpejtë.

-Advertisement-

Në këtë lagje ka pasur konflikt mes qytetareve ku  disa prej tyre janë lenduar e disa të tjerë edhe janë arrestuar nga policia.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke mos lejuar të vihet në rrezik jeta e qytetarëve të cilët ia kanë mësyrë qendrave të IPKO-s për të blerë bileta për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës.

Po ashtu Policia, ka paralajmëruar se do të takoj drejtues të Federatën e Futbollit të Kosovës si dhe të IPKO-n që të gjejnë një formë më të mirë të shitjes së biletave, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve si dhe të mos shkaktohet tollovi.

Federata e futbollit të Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maltë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të nisë të hënën pasdite.

Menjëherë pasi ka nisë shitja e biletave janë krijuar tollovi.

E krejt kjo për faktin se kompania IPKO e autorizuar për shitjen e biletave ka hapur fare pak pika të shitjes së biletave.

Pavarësisht interesimit të madh IPKO në Prishtinë ka filluar shitjen vetëm në tri pika.


Ndërsa edhe katër pika ka hapur në katër qendra tjera kosovare, përkatësisht në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera