Lajme

Shifrat e shpenzimeve në Ministrinë e Financave – mbi 3 mijë euro i shpenzoi ministri Murati vetëm për akomodim e bileta

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 26 November 2023

8 mijë e 757 euro u shpenzuan për gjashtë muaj, nga ministri dhe dy zëvendësministrat e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve .

Ministri Hekuran Murati, i vetëm për akomodim dhe bileta shpenzoi plot 3 mijë e 418 euro në periudhën janar-qershor. Kurse dy zëvendësit e tij, Resul Makreshi dhe Agon Dobruna nuk shpenzuan asnjë cent.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, për shpenzime tjera të repezentacionit ministri Murati dhe zëvendësministri Makreshi, shpenzuan 1 mijë e 692 euro.

-Advertisement-

 

Shpenzimet Ministria e Financave brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com
Murati nuk harroi të merrte edhe mëditjet për udhtimet e tij zyrtare. Për shtatë muaj ai mori plot 1 mijë e 50 euro, kurse Resul Makreshi dhe Agon Doburna nuk morën asjnë cent.

Në dokumente thuhet se mëditja që ka pranuar në muajin shkurt ministri Murati është paguar nga Banka Botërore përmes Thesarit dhe se e njëjta nuk është shpenzim nga buxheti i shtetit.

Nga janari e deri në qershor udhëheqësit e Ministrisë së Financave, shpenzuan para edhe për derivate.

Për këto gjashtë muaj ata shpenzuan 2 mijë e 389 euro për derivate, prej të cilave 998 euro i shpenzoi ministri Murati, kurse 1 mijë e 391 euro i shpenzoi zëvendësministri Makreshi.

Shpenzimet Ministria e Financave brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com
Për telefoni mobile u shpenzuan vetëm 205 euro, dhe ato nga zëvendësministri Resul Makreshi.

Duhet theksuar se zëvendësministri Agon Dobruna është emëruar në këtë pozitë në gjysmën e dytë të muajit qershor, prandaj edhe nuk figuron në shpenzimet e kabinetit të MFPT-së.

Kështu është bërë e ditur në dokumentet e shpenzimeve që ka siguruar Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera