Shfaqen rriqrat në Malishevë, pickohen rreth 267 qytetarë
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 29 May 2022
E derisa rastet me Covid19 kanë rënë, banorët e rajonit të Malishevës kanë një brengë tjetër, pickimin e rriqrave. Vetëm gjatë këtyre ditëve janë regjistruar 267 pickime nga rriqrat, po asnjë qytetarë nuk është infektuar.
Vapa që pa përfshirë ditët e fundit vendin tonë, ka shtuar një brengë për qytetarët e Malishevës. Atje janë regjistruar 267 qytetarë të pickuar nga rriqrat. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Dr.Shpëtim Robaj’ në këtë komunë.
Afrim Krasniqi drejtor i QKMF-sënë Malishevë, tha për RTK se që nga fillimi i vitit në QKMF në Malishevë kanë kërkuar ndihmë 267 raste për pickim të rriqrave. “Shumica nga ta janë nga komuna e Malishevës, por kemi edhe nga komuna te tjera që kanë kërkuar ndihmë tek ne. Fatmiresisht nuk kemi asnjë rast që ka qenë i përkeqësuar. Fatkeqësisht trendi po vazhdon po në krahasim me vitin e kaluar kemi rënie të lehte ndoshta për shkak edhe të dezinsektimit dhe fushatave vetëdijësuese”, tha ai.
Kurse drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, bëri të ditur veprimet komunale për këtë çështje.
“Komuna e Malishevës ka ndarë pasur prioritet këtë çështje ku kemi ndare 60 mije euro për dezisektim selektiv të zonave endemike. Tash është në procedure të prokurorimit publik dhe është një ankesë dhe presim që shumë shpejtë të zgjidhet dhe të fillojmë”, tha Hajdin Berisha- drejtor për shëndetësi, Malishevë
Lidhur me këtë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dite më parë ka njoftuar se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes ku me ç?rast ka kërkuar kujdes nga qytetarët duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohen.
Të tjera
-
BQK nuk përmend ndëshkime, liston efektet që pati plani i zbatimit të rregullores që e heq dinarin
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar një listë të efekteve që thotë se i pat...
-
Dinari vazhdon të përdoret në veri, policia nuk ka marr urdhër për dënime, BQK tregon për efektet e planit
Edhe pse para dy ditësh ka mbaruar periudha transitore e Bankës Qendrore të K...
-
Kina dhe Franca do të bashkëpunojnë për restaurimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit
Kina dhe Franca do të punojnë së bashku për restaurimin e katedrales "Notre D...
-
Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi
Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për...
-
Vrit*t një polic në Fier, shkak një sherr i çastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Baltëz të ...
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...