Shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni nga partneri juaj
Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 08 January 2018
Në fazat e hershme të një marrëdhënie, shumica prej nesh mendojnë se kanë gjetur partnerin ideal. Fatkeqësisht, më vonë kuptojnë se nuk ka qenë i duhuri dhe i vetmi por thjeshtë një i zakonshëm.
Por, ndonjëherë është shumë vështirë të identifikohet, sidomos kur keni qenë së bashku në një lidhje për një kohë të gjatë. Për disa arsye, është shumë lehtë të përcaktoni marrëdhënien e një miku nëse i ka kaluar data e skadimit, por shumë më vështirë është ta përcaktoni fundin e lidhjes suaj. Kështu, shpesh përfundojmë në një humnerë dhe fillojmë të durojmë zemërimin e të mësohemi duke qenë të pakënaqur.
Pra, si mund të dalloni shenjat që ju nevojiten për t’i dhënë fund lidhjes suaj? Katër terapistë rekomandojnë shenjat zbuluese:
Partneri juaj gjithnjë ju fajëson
Rrallëherë problemet që i ndodhin çifteve i takojnë vetëm njërës palë – gjithnjë duhen dy veta për të nxitur një konflikt. Sipas këshilltares klinike profesionale, Jullienne Derichs, ju jeni në një marrëdhënie vdekjeprurëse nëse partneri juaj nuk komunikon për zgjidhje të përbashkët por gjithnjë ju fajëson juve për të gjitha problemet në lidhjen tuaj.
E vetmja mënyrë për të zhvilluar lidhjen tuaj është të punoni së bashku me problemet dhe të jeni të dy palët të gatshëm për këtë.
Nuk duket sikur lidhja juaj do të përmirësohet
Arsyetiemt, argumentet dhe luhatjet e këqija herë pas here janë më se normale – rrallëherë që një çift është i lumtur gjatë tërë kohës, por nëse nuk mund të shihni një dritë në fund të tunelit, ndoshta është koha që të lëvizni. Mënyra më e mirë për të treguar nëse jeni në një lidhje toksike është kur të vëreni se nuk ka fare përmirësim dhe nuk arrini të shihni që gjërat të bëhen më mirë – thotë ekspertja terapiste, Jenny Giblin.
Ajo thekson se kjo është, megjithatë, ndryshe nga ndjenja e pashpresë. Nëse keni mbetur duke pritur që gjërat të ndryshojnë dhe asgjë nuk vëreni, atëherë është e kotë të mbani veten në shpresë vdekjeprurëse.
Ju admironi meshkuj tjerë
Nëse do të ishit me personin e duhur, nuk do admironit meshkuj tjerë si djaloshin e financave ku punoni së bashku apo ndonjë tip tjetër që ju ka tërhequr mëngjesin e kaluar duke shkuar për të bërë pazar. Nëse mendoni vazhdimisht për opsione tjera në jetën tuaj, duke e krahasuar lidhjen me të tjerët dhe mundësinë për të qenë me dikë tjetër, atëherë nuk ka rezultat qëndrimi në këtë lidhje, thekson këshilluesja Jonathan Bennett.
Thjeshtë nuk e nuhasni për të mirë këtë lidhje
Ndonjëherë, mjafton të dëgjoni instinktet tuaja. Nëse ndjeni se partneri juaj nuk është si më parë dhe nuk e ka për qëllim të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju, atëherë ndoshta është koha të largoheni nga ai.
Nëse partneri juaj nuk është ai si më parë, ndërsa ju përpiqeni me të njëjtin intensitet dhe energji ta bëni të lumtur e ta dashuroni, thjeshtë nuk mund të arrini asgjë e vetme, pohon terapistja për marrëdhënie të çifteve Rhonda Milrad. Kushtëzimi i shoqërisë na imponon të përdorim zërin e arsyes, por ndjenja e brendshme e shpirtit është më e fuqishme se shumica nga ne mendojnë, andaj është e rëndësishme që mos ta injoroni.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...

































