Ekonomi

Sheikët e Shipitullës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 11 December 2017

Kërkesat për shpronësime në Hade dhe në Shipitullë kanë arritur në rreth 25 milionë euro, nga 4.5 milionë euro sa ishin më herët. Banorët e zonës po kërkojnë nga shteti që shtëpitë e tyre të kompensohen nga 350 euro për metër katror nga themelet deri në kulm, përderisa kompensimi për objektet përcjellëse, si WC-të fushore, 200 euro për metër katror. Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se shpronësimi i një shtëpie mesatare në këtë zonë del të jetë më i shtrenjtë se çmimi i shtëpive në lagjet më ekskluzive të Prishtinës, si në lagjen “Marigona”, etj, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Vlera e përgjithshme e shpronësimeve në Shipitullë dhe në Hade të Obiliqit ka arritur së fundi në rreth 25 milionë euro, duke u rritur për 600 për qind për një kohë të shkurtër, krahas 4.5 milionë eurosh sa ka qenë vite më parë.

Gjithë kjo për shkak të lejimit të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, pasi që me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte shpallur Zonë me Interes të Veçantë Ekonomik, ku ndërtimet dhe mbindërtimet nuk do të duhej të lejoheshin dhe as kërkesat astronomike për shpronësime nga banorët.
Vetëm vitet e fundit vlerësohet se 140 ndërtime janë realizuar në kundërshtim me ligjin, krahas 99 objekteve të ligjshme sa ishin më herët, shkruan tutje “Zëri“.

-Advertisement-

Në drejtim të këtij fshati duhet të zgjerohen mihjet e KEK-ut, në të kundërtën vendi rrezikon të zhytet në kolaps të thellë energjetik gjatë muajve në vijim si pasojë e mungesës së qymyrit për termocentrale.

Duke e ditur varësinë e KEK-ut për pronat e tyre, banorë të fshatit Hade po kërkojnë kompensime marramendëse nga shteti i Kosovës.

Gazeta Zëri, në bazë të një hulumtimi disajavor, ka arritur ta sigurojë dokumentacionin me kërkesat e banorëve të fshatit Hade, të cilët më 23 nëntor 2017 ia kanë dorëzuar Zyrës së Kryeministrit Haradinaj “formularët realë për vlerësimin e pasurisë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 03/02, të datës 15.09. 2017 dhe vendimit nr. 05/119, të datës 03.11.2014”…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri.

Image

Image

Image

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera