Lajme

Shefi i kabinetit të Haradinajt i kundërpërgjigjet Abazit të VV-së “Mandati është i joti, bone o trim!”

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 19 January 2020

Haki Abazi gjatë të shtunës tha që partia e tij, Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk do të bëjë kolaicion me AAK-në e Ramush Haradinajt.

E kësaj deklarate i është përgjigjur shefi i kabinetit të kryeministrit në detyre, Ramush Haradinajt, Selim Selimi, shkruan gazeta inFokus.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Selimi ka thënë që kryeministri në detyrë pati deklaruar se përgjegjësia e formimit të qeverisë bie mbi mandatarin.

-Advertisement-

E duke ironizuar me të propozuarin për zëvendëskryeministër të dytë Haki Abazin, Selimi i bën thirrje të qetësohet e ta bëjë qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

“Kryeministri @haradinajramush e pati deklaratën e qarte! Përgjegjësia për formim të qeverisë bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM në tentative për qeverinë në tentative. Analize në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentative, mandati është i joti. Bone o trim!”, ka shkruar Selimi në Tëitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera