Shef i egër apo mik me punonjësit? Cili tip CEO-je jeni?
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 23 February 2018
Ekzistojnë tipe të ndryshëM drejtuesish dhe çdo lloj lidershipi ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Pjesa më e vështirë është tek të pranuarit e faktit që personaliteti i drejtuesit ka një ndikim shumë të madh në mënyrën se si ai e drejton kompaninë e tij. Nuk duhet harruar fakti se përpara postit shumë të rëndësishëm drejtues që cilido mund të ketë në kompani, vjen personaliteti i tij, në bazë të së cilit vendoset edhe mirëfunksionimi i të gjithë proçeseve kryesore të kompanisë.
Në vazhdë të kësaj, dy janë përgjithësisht edhe tipet më të ndeshura kur bëhet fjalë për etiketimin e CEO-ve: Shefi i egër dhe shefi i butë.
Më poshtë ne do të listojmë avantazhet dhe disavantazhet e këtyre dy tipe CEO-sh, duke ju ardhur në ndihmë për të përmirësuar disavantazhet në mënyrë të tillë që të drejtoni në sa më mirë të mundeni kompaninë tuaj.
Shefi i “egër”
Disa tipe CEO-sh shumë rrallë shihen nga punonjësit e tyre, por kjo nuk do të thotë absolutisht që ata janë lidera që se bëjnë punën e tyre. Këta drejtues shfaqen shumë rrallë në kompani sepse mund të jenë shumë të zënë duke u marrë me disa punë njëkohëisht, por një gjë e tillë nuk do të thotë që ata nuk punojnë për të mirën e kompanisë.
Avantazhet e një shefi të “egër”:
Mediat sociale: Nëse drejtuesi nuk vjen rregullisht në kompani, punonjësit apo edhe kolegët mund të përdorin rrjetet sociale si një mënyrë për të komunikuar me ta. Sipas një studimi të fundit, u arrit në përfundimin se media sociale luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e reputacionit të një drejtuesi. Sipas këtij sondazhi, drejtuesit të cilët janë aktivë në rrjetet sociale dhe që i përgjigjen pyetjeve apo shqetësimeve të ndryshme të punonjësve janë edhe ndër ata drejtues tek të cilët punonjësit kanë më shumë besim, sepse tek e fundit janë edhe ata që i kthejnë përgjigje gjithmonë.
Imazhi i kompanisë: Një shef i egër shpeshherë përdoret edhe si një pjesë shumë e rëndësishme e një plani strategjik marketingu që ndikon në rritjen e mëtejshme të biznesit.
Introvertët: Fakti i të qenët introvert nuk do të thotë që ju të jeni totalisht të shkëputur nga rrjetet sociale apo nga eventet e ndryshme që mund të organizohen, sepse ato janë edhe një formë shumë e mirë prezantimi për kompaninë tuaj nëse është në fazat e saj të para, apo një rritje besimi akoma edhe më e madhe në rastin se jeni një kompani e konsoliduar dhe e njohur për tregun.
Disavantazhet e një shefi të “egër”:
Humori është shumë i rëndësishëm: Nëse një drejtues është gjithmonë me humor të keq dhe një gjë të tillë e reflekton edhe tek punonjëist e tij, atëherë këshillohet që ai të mos presë një formë tjetër komunikimi në këmbim. Sjellja e drejtuesit të një kompanie është edhe një prej formave të prezantimit të imazhit të të gjithë kompanisë tek të tjerët.
Staf i paorganizuar: Një drejtues i cili etiketohet si drejtues i egër zakonisht ka një staf punonjësish të cilët vijnë gjithmonë në punë më frikë, apo kanë frikë të shprehin idetë e tyre si pasojë e reagimit që mund të marrin nga shefi i tyre.
Punonjës të stresuar: Nëse një drejtues do të shikohet nga punonjësit e tij gjithmonë me frikën që ai do t’i bërtasë apo do t’i kritikojë, rrjedhimisht një gjë e tillë do të krijojë një ambient pune ku punonjësit do të jenë vazhdimisht të stresuar.
Shefi i “butë”
Në anën tjetër të medaljes është shefi i mirë, shefi i butë, ai që është mik me punonjësit e tij, shefi i cili është gjithmonë i pranishëm në ambientet e kompanisë ku punon dhe që është në dijeni të problemeve kryesore që shqetësojnë punonjësit e tij dhe ndikojnë në mbarëvajtjen e proçesit të punës.
Avantazhet e shefit të “butë”
Angazhim 100% i punonjësve: Sipas disa studimeve të fundit, punonjësit kanë një rendiment shumë më të lartë kur kanë një drejtues të mirë dhe jo një drejtues të egër.
Efikasitet më i lartë: Kur punonjësit kanë një shef të mirë, i cili është në dijeni të problemeve të tyre dhe që përpiqet t’i zgjidhë ato sa më parë do të përballet edhe me një staf i cili do përpiqet në të njetën mënyrë që të japë edhe ai maksimumin e tij, duke arritur një efikasitet dhe rendiment shumë të lartë.
Punonjës më të lumtur: Zakonisht drejtuesit të cilët etiketohen si të mirë janë persona ekstrovertë dhe aspak introvertë, duke krijuar një ambient pune sa më pozitiv, gjë kjo që rrjedhimisht do të sjellë jo vetëm produktivitet më të lartë por edhe një reputacion akoma edhe më të mirë tek klientët dhe tek investitorët e mundshëm.
Disvantazhet e shefit të “butë”
Mungesë kohe: Krijimi i një ambienti sa më pozitiv dhe miqësor me punonjësit kërkon shumë kohë, gjë të cilën pjesa më e madhe e drejtuesve nuk e kanë. Prandaj nëse edhe ju bëni pjesë në një kompani ku ambienti i punës në të cilin punoni është pozitiv, atëherë duhet ta vlerësoni patjetër një fakt të tillë.
Mungesë përqendrimi: Ekziston edhe mundësia që kur një drejtues mundohet që të përfshihet në çështje të ndryshme të kompanisë, ai të mos arrijë të përqendrohet ashtu siç duhet në në asnjërën prej tyre.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































