SHBA: Na vjen keq për deklaratën e LS-së për bojkot të votimeve në veri

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 08 April 2024
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se i vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve.
“Qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar. Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe demokracinë e lirë, të drejtë dhe të lirë të Kosovës dhe zgjedhje legjitime që e mbështesin atë. Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë një votim për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen për RTK, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Sipas ambasadës, siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ata besojnë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë.
“Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhorë kosovarë për t’i lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve”, thotë ambasada.
Sipas ambasadës, pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë dhe se votimi është një liri kritike e shoqëritë demokratike.
“Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së.

Të tjera
-
Haradinaj bën thirrje: Mos udhëtoni në Serbi – rrezik për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë...
-
Shkruan Mero Baze: Bujar Bukoshi – doktori që mori në dorë fatin e Kosovës
Shkruan: Mero Baze Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas ...
-
12 tetori i zgjedhjeve, partitë nisin përgatitjet – kush janë kandidatët për kryetarë komunash që u zyrtarizuan deri më tani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor ...
-
Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ai që është
Kryeministri në detyrë Albin Kurti hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në ...
-
Rama: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare ka...
-
Shala i Nismës: Nuk kemi marrëveshje me VV-në, qëndrimi ynë Limaj kryeparlamentar
Nisma Socialdemokrate “nuk ka marrëveshje” me Vetëvendosjen, tha Endrit Shala...
-
Ngërçi politik, presidentja Osmani ka gati një draft të lëndës për ta dërguar në Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancën e 30-të me radhë. As gjatë ditës së nesë...
-
Çfarë dihet deri më tash për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale në Serbi?
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, tash e...
-
Policia njofton për vizitën e Presidentit Begaj në Prishtinë – në disa rrugë do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për n...
-
I dehuri shkakton aksident në Drenas, lëndohet një grua
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti duke drejtuar automjeti...
-
1880 gjoba trafiku në 24 orët e fundit – 30 aksidente me të lënduar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe për sigurinë në trafik d...
-
Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia g...