SHBA-ja do t’i stërvitë pilotët ukrainas për avionët F-16
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 24 August 2023
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicioni të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.
“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, tha Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.
Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.
Ky vendim i SHBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.
Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.
Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky./REL
Të tjera
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...