SHBA eliminon “një objekt të panjohur fluturues”
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 11 February 2023
Gati një javë pas goditjes së një balone kineze të dyshuar për spiunim, SHBA ka qëlluar një objekt tjetër fluturues në hapësirën e saj ajrore, këtë herë para brigjeve të Alaskës.
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi shtetin federal, Alaska dhe përbënte rrezik për sigurinë e trafikut të aviacionit civil, bëri të ditur qeveria amerikane. Prandaj presidenti, Joe Biden dha urdhrin për të qëlluar. Nuk ka ende informacione për origjinën dhe qëllimin e lëvizjes së një objekti të tillë. “Ne nuk e dimë, se kujt i përket një objekt i tillë”, tha drejtori i komunikimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Kirby në Uashington. “As nuk e dimë, se çfarë objekti ishte”, tha Kirby. Qeveria amerikane shpreson të marrë përgjigje pas mbledhjes së rrënojave. Pjesë të objektit kanë rënë pas goditjes në akull. “Ne shpresojmë që mbledhja e rrënojave të ketë sukses dhe të mund të mësojmë më shumë për këtë.”
Shumë pyetje të hapura
Të shtunën e kaluar, ushtria amerikane kishte qëlluar një balonë kineze të dyshuar për spiunim para brigjeve të shtetit federal të Karolinës Jugore mbi Atlantik. Qeveria e SHBA e akuzon Kinën, se ka dashur me balonën të spiunojë baza ushtarake amerikane. Pekini nga ana e tij ka bërë fjalë për një balonë studimore civile, që ka humbur kursin e lëvizjes, dhe e vlerëson goditjen e saj si “reagim të ekzagjeruar”. Incidenti i ka shtuar tensionet mes SHBA e Kinës,
Në lidhje me objektin fluturues të shfaqur mbi Alaska ka shumë pyetje të hapura. Një objekt i tillë fluturues është parë të enjten në mbrëmje (ora lokale) për herë të parë, bëri të ditur, drejtori i komunikimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Kirby. Sipas të dhënave të deritanishme ky objekt është shumë më i vogël, se balona kineze. Ka gati madhësinë e një automjeti të vogël, sipas Kirbyt. Kurse balona kineze kishte madhësinë e dy deri në tre autobusëve. Kirby theksoi se “ne edhe më tej do ta vëzhgojmë me vigjilencë hapësirën tonë ajrore.”/DW
Të tjera
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...
-
400 euro gjobë kanosësit të saj, Kusari-Lila e quan selektiv sistemin e drejtësisë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...