SHBA dhe Koreja Jugore nisin stërvitje të mëdha ushtarake
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 22 August 2022
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit.
Këto stërvitje mbahen teksa tensionet në Gadishullin Korean janë të larta.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë Jugore, ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar se ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë prej Koresë Veriore.
Stërvitjet që kanë nisur të hënën përfshijnë trajnime përmes simulimeve kompjuterike, stërvitjet e përbashkëta në terren, si dhe stërvitje për mbrojtje civile nëpër Korenë Jugore.
Ato pritet të përfundojnë më 1 shtator.
Seuli është në pritje të ndonjë reagimi të ashpër nga Phenjani për stërvitjet 11-ditore.
Udhëheqësia e Koresë Veriore akuzon shpesh SHBA-në se po përgatitet për sulm përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore.
Uashingtoni dhe Seuli hedhin poshtë diçka të tillë dhe besojnë se stërvitjet synojnë të përmirësojnë kapacitetet për mbrojtje.
Tensionet në Gadishullin Korean janë të larta pasi verikoreanët kanë kryer disa herë testime të raketave me kapacitetet bërthamor.
SHBA-ja dhe Koreja Jugore kanë reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake në vitet e fundit, për arsye diplomatike.
Më 2018, stërvitjet verore janë anuluar me qëllim të rritjes së mundësive për negociata rreth programit bërthamor të Koresë Veriore.
Megjithatë, bisedimet janë bllokuar prej një samiti të dështuar mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, që është mbajtur në shkurt të vitit 2019 në Vietnam.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore./rel
Të tjera
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...