Lajme

Shantazhoi gjilanasin për t’i dhënë para, arrestohet shtetasja e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 March 2022

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të premten, kjo pasi ajo dyshohet se ka shantazhuar një burrë nga Gjilani, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin në polici e ka paraqitur viktima, i cili ka njoftuar se e dyshuara e ka shantazhua për t’i kërkuar para.

Ndërkaq, e arrestuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera