Lajme

Shala për atentatin: Ka të bëj me motivacion politik

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 18 January 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për atentatin që është raportuar sot ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të tjerë.

Shala tha se ky atentat ka motivacion politik, ndërsa thotë se nuk mund ta implikojë askënd në këtë, por thotë se e gjithë kjo duhet të hetohet.

Ai tutje shtoi se qëllimi i këtij atentati ishte i strukturuar mirë, por se nuk mund të japë më shumë informacione.

-Advertisement-

“Ka të bëj me motivacion politik. Thuhet që gjithë kjo po drejtohet kundër kundërshtarit kryesor politik. Kaq ka informata. Unë s’mund të implikojë askënd në këtë mënyrë.( A është VV-ja)

Ne i kemi informuar Policinë e Kosovës sot. Ajo që kemi parë ne ka të bëjë me LDK, dim që ai informacion përfshinë emra konkretë persona të njohur. Janë të njohur për ata që kanë bërë përgjimet, me emër e mbiemër, janë të njohur me vendbanime të lokalizuara të gjitha. Janë jashtë Kosovës. Këto duhet të hetohen. Është thënë qartë e strukturuar mirë, por nuk mund ta them(Qëllimi)”, tha Shala në Rtv Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera