Serwer: Nëse Rusia fiton në Ukrainë do të rritet agresiviteti ndaj Ballkanit, ja pse
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 09 March 2023
Profesori amerikan i John Hopkins University, Daniel Serwer ka bërë sot një analizë të gjatë për ndërlidhjen që kanë zhvillimet në mes të Rusisë dhe Ukrainës me atë se çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.
Siç shkruan Serwer në faqen e tij zyrtare, agresion ushtarak i Rusisë në Ukrainë e ka një “binjak’ në Ballkan që realizohet përmes një lufte hibride të drejtuar nga Serbia, kryesisht kundër Kosovë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai tutje potencon se në rast se Rusia do të dështojë në Ukrainë, atëherë automatikisht do të dështojë edhe në Ballkan, megjithatë shton se nëse ndodh e kundërta dhe nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë duhet të priten përpjekje më agresive në Ballkan.
Serwer përpiqet që të argumentojë këto konstatime të tij, duke përmendur disa zhvillime të ndodhura prapa në kohë. Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë shumë i butë me Serbinë si “agjenti kryesor” i Rusisë në Ballkan dhe shton se Washingtoni ka lejuar që miliarda dollarë investime të shkojnë në Beograd. Ai shton se tashmë Pentagoni është duke bërë përpjekje që të rris edhe bashkëpunimin ushtarak me ushtrinë Serbe.
Gjithashtu Serwer përmend faktin se si DASH ka mbështetur veprimet joproduktive dhe “të pajustifikuara” që sipas tij favorizonin “ekstremistët kroatë” dhe sanksionin serbët.
Këtu Serwer e thekson edhe miqësinë që sipas tij amerikanë te lidhen me një qeveri pro-ruse në Mal të Zi dhe insistimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Të tjera
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...