Lajme

Sërish, qeveria publikon “të arriturat e javës”

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 29 November 2022

Qeveria e Kosovës çdo javë po publikon “rezultatet e arritura”.

Këtë e ka bërë edhe këtë javë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka përmendur projektligjin për zyrtarët publikë, subvencionimet e atyre që kursejnë energjinë si dhe ndarjen e bursave.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kryeziut:

Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:

🔵U miratuan në Qeveri projektligji për Zyrtarë Publikë dhe ai për Paga në Sektorin Publik, dhe u proceduan për në Kuvend të Kosovës. Projektligji për Paga parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

🔵Filloi subvencionimi i dyfishtë për ata që kursejnë energjinë elektrike. Për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike.

🔵Dy milionë euro për dy mijë bursa për studentë në fushat e STEM. Dyfishim në shumë të buxhetit. Dyfishim në numër të përfituesve. Edhe këtë vit po vazhdon mbështetja financiare për vajzat dhe gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimin e lartë.

🔵U ndan 43 bursa për studentë të doktoratës që studiojnë në top 500 universitetet botërore. Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8,500 euro.

🔵Për nder të 28 Nëntorit, në 110-vjetorin e Ditës së Flamurit, për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mbajtën mbledhje të përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera