Lansohet projekti për sigurinë e fëmijëve në trafik
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 12 September 2024
Në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë, sot u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore: “Siguria e fëmijëve në trafik”.
E të pranishëm ishin ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, zëvendësambasadori i Gjermanisë Matthias Conrad, ndërsa nga Policia e Kosovës, Sylejman Halili shef i njësisë së trafikut.
Lidhur me rëndësinë e këtij projekti Aliu tha se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për moshat e reja.
” Vërtetë kam kënaqësinë që po marrë pjesë në këtë aktivitet që po promovohet një aplikacion për sigurinë në komunikacion mjaft unik, me ndihmën e ambasadës gjermane. Ky projekt do të jetë në dispozicion të fëmijëve e që ka të bëjë me sigurinë më trafik. Edhe ne qytetet tona ka plane te reja mobiliteti, që synojmë zhvillimin dhe investimet e reja e që synohet çdo herë të kemi sa më pak ndikime negative në mjedis por çështja e sigurisë mbetet çështja kryesore në vend e cila përfshinë shumë ministri dhe shumë fusha, duke bashkëpunuar me njëra tjetrën. E dimë se siguria në trafik ndihmohet nga Policia e Kosovës, pastaj ministria e Arsimit e cila luan rol të rëndësishëm në arsimimin e nxënësve për mënyrën se si të sillen në trafik. Po ashtu një rëndësi po i japim dhe përgatitjes adekuate të shoferëve të rinj, që janë edhe fokusi kryesor e deri të fëmijët të cilët të cilët në komunikacion shpeshherë janë të rrezikuar pa fajin e tyre. Prandaj mendoj se ky aplikacion do të ndihmojë fëmijët që të mund të përgatiten t’i njohin mirë rregullat dhe të kemi sa më pak aksidente në trafik. Dua ta falënderoj shtetin Gjerman, dhe organizatën GIZ për ndihmën që po na jep në të gjitha fushat, në aspektin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky aplikacion duhet të shfrytëzohet sa më shumë nga prindërit dhe fëmijët”, u shpreh ministri.
Sipas kumtesës për media, Nagavci këtë projekt e vlerësoi si të rëndësishëm dhe të vlefshëm për sigurinë në rrugë.
Disa fjalë i tha dhe Halili, duke treguar dhe një herë se sa rol të madh ka policia në sigurinë e të gjithëve, e sidomos të fëmijëve.
“ Policia e vendit tonë është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh duke mbajtur ligjerata nëpër shkolla për sigurinë në trafik. Ne i kemi përgatitur disa fletushka që do të shpërndajmë lidhur me rëndësinë e sigurisë në trafik”, u shpreh Halili.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























