Sërish përplasje: Kapen keq Hekuran Murati e Ardian Kastrati

Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 23 September 2022
Edhe sot në Komisionin për Arsim ku po raporton SBASHK-u, ka pasur përplasje të ashpra.
Kjo pasi që në këtë Komision është edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën dhe sulmoi SBASHK-un.
Ai tha se nga Këshilli Grevist ka persona që kanë afërsi me parti të caktuara politike.
“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe cfarë pozita mbajnë por besoj që duhet t’i njohim më mirë. Për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se ka afërsi me subjekte të caktuara politike. E pata fjalën nëse nuk më lejohet s’është problem”, tha ai.
E kjo shkaktoi nervozizëm tek deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.
Pas kësaj situate, Albena Reshitaj kërkoi që ministri të flas për implikimet buxhetore dhe të mos merret me çështje tjera.
“Ne ju kemi ftuar si ministër. Prandaj ju lutem na arsyetoni implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHKUN”, tha Reshitaj.
Murati akuzoi sindikalistët se janë të afërt me subjekte politike.
“Në Këshillin Grevist ka anëtarë që janë të afërt me subjekte politike e ndoshta të tillë që kanë pasur edhe probleme me ligjin”, tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në mbledhjen e Komisionit për Arsim e ka quajtur ministrin e Financave Hekuran Murati, kalama i sapo dalur nga çerdhja.
Megjithatë, Kastrati tha se nëse vazhdon debati dhe nuk ka propozime të reja, atëherë greva po vazhdon të bëhet e dhunshme për publikun.
“Nëse nuk ka propozim të ri, ju thash hedhe atë ditë me ardhë sot me i ndëgjua këta e me u bë na spektatorë dhe fjalimeve të kalamajve që kanë dal prej çerdhes e kanë ardhë këtu me na shit qallëm”.
“Nëse ska propozim, dhe vazhdon kështu është dhunë dhe torturë për publikun”.

Të tjera
-
Dy policë përfundojnë dëshmitë për rastin “Banjska”
Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sul...
-
Avokati i Pecit: Ministri ia ka dorëzuar dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit
Taulant Hodaj, avokat i ministrit në detyrë Faton Peci, në emisionin “KOSOVA ...
-
Lista Serbe reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit
Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, n...
-
Përfundon takimi Kurti-Hamza, nuk deklarohen për media
Takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës së PDK-së...
-
Presidentja vendos: Më 12 tetor zgjedhjet lokale
Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 12 tetorin si datën e zgjedhjeve të rre...
-
Burri nga Gostivari vdes pas pickimit nga bletët
Një burrë në Gostivar, raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta. ...
-
Kurti vizitoi komunën veriore të Mitrovicës, takohet me Atiqin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Mitr...
-
Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës, hyn nga hyrja mbrapa e objektit të Komunës së Mitrovicës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar të takohet me kandidatin për kr...
-
Kurti shkon te Bedri Hamza për takim, gazetarët e pyesin “çfarë do të bisedoni”?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar për takim në zyrën e kandidatit...
-
SHBA vendos ndalim udhëtimi për qytetarët e 12 vendeve, kufizime shtesë për disa të tjerë
Administrata e presidentit Donald Trump ka vënë në fuqi një ndalim të ri udhë...
-
Kupina i reagon deputetit Behrami: Shpifje, Presidentja nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të Speciales, mandatin EULEX’it e vazhdoi BE
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osm...
-
Vdes një viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viktima pjesëmarrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Se...