Lajme

Mustafa: Refuzimi i qeverisë së unitetit të propozuar nga LDK pa dhënë një zgjidhje tjetër, është insistim në vazhdimin e bllokadës

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 09 June 2025

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave LDK do të publikojë një agjendë konkrete prej 15 pikash, të cilat përfaqësojnë prioritetet kryesore të një qeverie të unitetit, siç është propozuar nga partia e tij, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjatë kësaj jave do të prezantojmë një 15-pikësh të agjendës së qeverisë së unitetit. Këto pika do të përfaqësonin temat më të rëndësishme që kjo qeveri do të trajtonte,” tha Mustafa për media.

Ai kritikoi refuzimin e kësaj ideje nga kundërshtarët politikë, duke thënë se mungesa e një zgjidhjeje alternative e zgjat krizën institucionale dhe çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

-Advertisement-

“Refuzimi i propozimit pa ofruar një alternativë tjetër është në fakt insistim për vazhdimin e kësaj bllokade, e cila fatkeqësisht do të na çojë në ripërsëritje të zgjedhjeve. E kjo është e fundit që i duhet Kosovës në këtë moment,” theksoi ai.

Mustafa nënvizoi se një qeveri e unitetit do të duhej të ketë një mandat të kufizuar kohor dhe një agjendë të qartë, që do të fokusohej në çështjet më urgjente për vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera