Sport

Serena Williams eliminon Simona Halep dhe marshon drejt çerekfinales

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 21 January 2019

Tenistja amerikane ka arritur të kalojë tjetër raund në Australian Open.

Mësohen çerekfinalistet në konkurrencën e fermave në Australian Open, shkruan KosovaPress.

Serena williams eliminoi në fazën e 1/8 numrin 1 në botë Simona Halep 2-1 me sete, 6-1, 4-6, 6-4.

-Advertisement-

Një duel shumë i luftuar dhe për Serenan ky është një hap tjetër i madh drejt një trofeu të ri në Grand Slam.

Williams në çerekfinale do të ndeshet me tenisten çeke, Karolina Pliskova, që kaloi lehtësisht 2-0 me sete, 6-1, 6-3 spanjollen Garbine Muguruza.

Më herët ukrainasja Elina Zvitolina eliminoi amerikanen Madison Keys me rezultatin 2-1, dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe kundërshtarja e saj e radhës Naomi Osaka, ndaj letonezes Anastasija Sevastovas.

Në konkurrencën e meshkujve, Milos Raoniq deklasoi tenistin gjerman Alexander Zverev, 3-0 në sete 6-1, 6-1, 7-6.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera