Lajme

Serbja që u raportua e zhdukur, gjendet e vdekur në lumin Ibër

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 08 July 2023

Një serbe është raportuar e zhdukur para tri ditësh në Zveçan. E ajo dje u gjet e vdekur në lumin Ibër, në fshatin Vallaq.

Sipas policisë ajo u  gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve.

-Advertisement-

“Zveçan 05.07.2023 – 08:30. Viktima femër serbe e cila ka qenë e raportuar si person i zhdukur, me datë 07.07.2023 rreth orës 15:00 është gjetur në lumin Ibër në fshatin Vallaq nga ekipet e kërkim shpëtimit, mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera