Lajme

Xhavit Haliti falënderon votuesit: “Nuk u zgjodha deputet, po do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm brenda PDK-së”

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 27 March 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbi 15,500 qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës që i besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një mesazh falënderimi, Haliti ka theksuar se, ndonëse votat e fituara nuk ishin të mjaftueshme për ta siguruar mandatin e tij të shtatë si deputet, ai mbetet i përkushtuar ndaj vizionit politik dhe kombëtar për të cilin është angazhuar për më shumë se gjysmë shekulli.

“Mbështetja juaj është burim fuqie për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më përparimtare dhe më të sigurt për të gjithë,” ka deklaruar Haliti, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm brenda PDK-së.

-Advertisement-

Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të institucioneve të reja funksionale, për të siguruar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Në fund, Haliti ka uruar deputetët e PDK-së dhe të gjithë të zgjedhurit për punë të mbarë dhe të suksesshme në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera