Njohja e parë dhe e vetme në pesë vjet, vlerësohet se s’është punë e MPJD-së

Autori: Gazeta inFokus
20:45 | 27 March 2025
Vallëzimi dhe takimet e Tamara Vuçiq, zonjës së parë të Serbisë, krahas një donacioni gjashtë shifror për të prekurit nga përmbytjet në Keni nuk rezultuan të mjaftueshme në përpjekjet për ndaljen e njohjes së Kosovës.
Megjithatë, për këtë sukses meritat nuk i shkuan as Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në zyrën e Presidentit i Kenisë, William Ruto, dekretin e pranoi fizikisht ish-presidenti Behgjet Pacollli – i cili dha lajmin.
Fakti se njohja e parë, dhe e vetme, në këtë mandat të Qeverisë Kurti, në vlerësimin e Emir Abrashit nga Demokracia Plus, është tregues se ata nuk kanë bërë mjaftueshëm.
“Në vitin 2019 pati sjellë në Kosovë, asokohe zëvendës presidentin Ruto i cili tani është president i Kenias, bashkë me familjen e tij dhe patën qëndruar gati një javë. Dhe, qysh atëherë kultivohet një raport që dje kulmoi me njohjen nga Kenia. Kjo tregon se diplomacia është maratonë dhe jo sprint dhe ky është keqkuptimi që kjo qeveria e ka pasur në diplomaci. Kanë menduar se me marrjen e mandatit mund të zhbëjnë gjithçka që është bërë deri tani, e të nisin nga fillimi”, ka thënë Abrashi.
Krahas vlerësimit se njohja ka rëndësi të madhe, mungesën e rezultateve nga Qeveria e përmendi edhe opinionisti Bekim Kabashi.
“Kjo tregon që qasja e kësaj qeverie është e gabuar në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë raport i interesit të shteteve, ndërsa kjo qeveri nuk e ka ndjekë këtë linjë të bërjes politikë, të bërjes diplomaci dhe rezultatet shihen – nuk kemi asnjë njohje që Qeveria ka mbërri me ia sjellë shtetit”, ka thënë Kabashi, raporton RTV Dukagjini.
Në vlerësimin e Abrashit, një angazhim i mirëfilltë diplomatik mbi ndikimin që mund të ketë Kenia mund t’i hapë Kosovës rrugë për njohje të reja në Afrikë.
Njohja nga Kenia është e 118-ta për shtetin e Kosovës.
Të enjten, MPJD-ja nuk tregoi nëse ka angazhim direkt ose nëse presin njohje të reja këtë vit.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...