Lajme

Haxhiu: Nënat e Gjakovës janë zëra të kujtesës sonë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 27 March 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Shtëpinë-Muze të nënës Ferdonije, bashkë me nënat e Gjakovës, nënat e viktimave të gjenocidit serb.

“Në shtëpinë muze të nënës Ferdonije, me nënat që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë dhimbjes së madhe! Më 27 mars, 26 vite më parë, nënës Ferdonije iu rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe bashkëshorti dhe katër djemtë e saj”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ajo theksoi rëndësinë e kujtesës kombëtare. “Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare, një kujtesë që na obligon të mos harrojmë asnjëherë gjenocidin serb në Kosovë dhe të mos e ndalim angazhimin për drejtësi’.

-Advertisement-

Ministrja në detyrë e quajti shtëpinë e nënës Ferdonije, një dëshmi e gjallë e dhembjes dhe qëndresës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera